Partia Demokratike në SHBA ka paditur Rusinë, fushatën e Trump dhe Ëikileaks për komplot gjatë fushatës presidenciale në SHBA gjatë vitit 2016.
Dokumentet e paraqitura në gjykatë pohojnë se fushata “me gëzim e ka pranuar ndihmën e Rusisë” për të fituar zgjedhjet, transmeton portali arbresh.info
Presidenti Donald Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur bashkëpunimin, në anën tjetër edhe Rusia i ka mohuar akuzat.
Rreth akuzave tanimë disa hetime janë në proces.
Agjencitë e inteligjencës amerikane më parë kishin përfunduar se Moska ishte përpjekur të ndikonte në zgjedhjet në favor të Donald Trump.
Padia, e ngritur në një gjykatë federale në Manhatan, përmend ndihmësit e lartë Trump duke përfshirë dhëndrin e tij Jared Kushner, strategin Roger Stone dhe ish-kryetarin e fushatës Paul Manafort si të pandehur, si dhe themeluesin e Ëikileaks, Julian Assange.
Ëashington Post raporton se vendet e huaja zakonisht kanë imunitet nga paditë e SHBA, por demokratët argumentojnë se rregulli nuk duhet të zbatohet në këtë rast, sepse Rusia e ka hyrë në serverat e parties.
Kryetari i Komitetit Demokratik Kombëtar Tom Perez tha se ndërhyrja në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA është “akt i pashembullt i tradhëtisë” dhe “një sulm total ndaj demokracisë sonë”./arbresh.info/
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren