Siriani me shtetësi gjermane i akuzuar se rekrutoi terroristët e 11 shtatorit në SHBA është arrestuar duke luftuar në Siri.
“Mohammed Haydar Zammar është arrestuar nga forcat kurdë në veri të Sirisë dhe tani po merret në pyetje”, tha një komandant kurd, pas dhënë më shumë detaje, transmeton portali arbresh.info.

Zammar, një ekstremist në të 50-at është përmendur disa herë në raportin e Komisionit për 11 shtatorin, ku thuhet se ai nxiti besimtarët në një xhami në Hamburg drejt terrorizmit dhe financuesit të 9/11 Ramzi Binalshibh.
Raporti gjithashtu pohon se ai luftoi në Afganistan dhe shfrytëzoi çdo mundësi për të lartësuar virtytet e xhihadit të dhunshëm.
Mohamed Atta rrëmbeu aeroplanin e American Airlines i cili u rrëzua në Kullën e Veriut të Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork./Arbresh.info/

Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje