Britania e Madhe e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe ndihma e këtij vendi mik është e nevojshme edhe për proceset e tanishme nëpër të cilat po kalon Kosova, veçmas në rrugën e saj integruese.
Kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Qeverisë Britanike, Fiona Mcilwham.
Kryeministri Haradinaj, gjatë takimit, e njoftoi me të arriturat dhe sfidat e shtetit të Kosovës, me theks të veçantë në angazhimet dhe përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e rendit dhe ligjit, implementimet e marrëveshjeve të Brukselit dhe përkushtimin e Kosovës për rrugën evropiane.
Po ashtu, në takim u bisedua edhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal, avancimet e raporteve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe procesin e dialogut me Serbinë.
Kryeministri Haradinaj tha se Kosova dhe institucionet e saj kanë punuar me përkushtim të shtuar për të plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ndërkaq, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor, Fiona Mcilwham përshëndeti progresin e arritur në Kosovë dhe rajon, duke ofruar mbështetjen e plotë për angazhimin e institucioneve të Kosovës në sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe perspektivës evropiane të Kosovës.
Mcilwham përshëndeti fillimin e punës së mekanizmit punues për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe siguroi që Britania e Madhe do të angazhohet aktivisht që të ofrojë përkrahjen që të gjitha marrëveshjet e Brukselit të implementohen nga Kosova dhe Serbia./arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...
Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese
Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa