Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një personi në rrugën ‘Migjeni’.
Përmes një komunikate për media ka konfirmuar se rreth orës 20:00 janë informuar për një person të shtrirë në një dyqan në rrugën ‘Migjeni’ në Prishtinë.
“Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në një dyqan në rrugën Migjeni në Prishtinë. Njësitet policore së bashku me ekipen mjekësore, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e viktimës”, thotë PK.
Policia shton se, “rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Viktima është mashkull rreth 70 vjeç”.
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë