Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta ka refuzuar të hedhë poshtë ri-nënshkrimin me Paul Pogban nga Manchester United sërish.
Paul Pogba u largua nga Juventusi për transferim në Manchester United për 100 milionë euro në vitin 2016 duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në botë, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse Marrotta pranon se nuk dëshiron të nënshkruaj me lojtarët nga dy herë, ai thotë se për Pogban dhe Alvaro Moratan mund të ketë përjashtime nga ky rregull.
“Personalisht, unë nuk besoj në rikthime, por mund të ketë përjashtime”, ka thënë ai.
“Këta janë dy lojtarë të mrekullueshëm dhe djelmosha të mirë, por të them të drejtën, ata janë mirazh për ne”
Juve shpreson të siguroj sërish titullin këtë edicion në Serie A derisa vazhdojnë qëndrimin në krye të tabelës./arbresh.info/
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...
Sot varroset punëtori që humbi jetën tragjikisht në vendin e...
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, godit...