Heroi kundër Juves me penaltinë e shënuar në minutën e fundit, Cristiano Ronaldo rikthehet mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në formacionin startues të Real Madridit në përpjekje për të shkruar emrin e tij në librat e historisë.
Në rast se sulmuesi shënon kundër Athletic, numri i ndeshjeve që ka shënuar gol radhazi do të arrijë në 12, rekord që është më i miri që nga transferimi i tij te ‘Los Blancos’, transmeton portali arbresh.info.
Përveç kësaj, ky është njëri nga opsionet e fundit për portugezin që të vazhdoj të luftoj për një çmim që, në rast se nuk do të ndodhë ndonjë befasi e madhe, këtë herë nuk do të përfundoj në duart e tij.
Leo Messi udhëheq garën për çmimin “Pichichi” me gjashtë gola më shumë (29 ylli i Barçës, 23 Ronaldo), prandaj ky i fundit ka nevojë për një “mrekulli” në fazën e fundit të La Ligas në mënyrë për të mposhtur yllin e Barcelonës.
E gjithë kjo do të ndodhë para luftës së madhe në Munich.
Pra, një sfidë në kampionin spanjoll para një takimi vendimtar evropian që mund t’i dhurojë atyre për të tretën herë radhazi finalen në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...