Bayerni është në kërkim të zëvendësuesit të Rafinha-s i cili pritet të lërë Mynihun pas disa viteve eksperiencë me bavarezët, dhe Hysaj konsiderohet si profili ideal për Bayernin.
Në Angli kanë shprehur interesim për të gjigandët e futbollit britanik, emra sugjestionues si Manchester United, Arsenal apo Chelsea, por ndërkohë që nga Gjermania, Bajerni i Mynihut hedh një hap më konkret që tregon se interesimi për Elseid Hysajn është real.
Siç raporton faqja e specializuar italiane e merkatos “Tuttomercatoweb”, disa emisarë të kampionëve të freskët të Gjermanisë, këtë të dielë do të jenë në Juventus Stadium, për të ndjekur gjatë kryesfidës së javës në Itali, pikërisht Juventus- Napoli, nga pranë paraqitjen e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare.
Hysaj është një ndër pikat fikse të formacionit titullar të Napolit nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri, dhe gjithmonë duke ju referuar mediave italiane, vlerësimi që i bën klubi i Aurelio De Laurentis, kartonit të 24 vjecarit nga Shkodra është 50 milionë euro, shifër kjo që konsiderohet disi e lartë nga klubi bavarez që shpreson të ketë një ulje për të përfituar shërbimet e Hysajt, transmeton “SuperSport”.
Bajerni është në kërkim të zëvendësuesit të Rafinha-s i cili pritet të lërë Mynihun pas disa viteve eksperiencë me bavarezët, dhe Hysaj konsiderohet si profili ideal për Bajernin.
Vlen këtu të kujtohet se interesimi i klubit që dominon futbollin gjerman për Hysajn nuk është i ri, ndërkohë që janarin e kaluar dhe Arsenali bëri lëvizjet e tij për të kuptuar nëse kishte mundësi për të hapur një tratativë me Napolin për mbrojtësin shqiptar.

Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...