Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur një mbledhje urgjente, ku ka shfuqizuar vendimin e vitit të kaluar, përmes së cilit iu ishin ndaluar maturantëve të Komunës së Malishevës, ekskursionet jashtë Republikës së Kosovës.
Sipas një njoftimi të komunës, vitin e kaluar, Kuvendi i Komunës së Malishevës, me vendimin e datës 24.07.2017, i miratuar në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, iu kishte ndaluar maturantëve të Komunës së Malishevës, ekskursionet jashtë Republikës së Kosovës.
“Në nenin e parë të këtij vendimi, thuhej: miratohet kërkesa e anëtarëve të Kuvendit për ndalimin e ekskursioneve rekreative jashtë Republikës së Kosovës, për maturantët e shkollave të mesme të larta në Komunën e Malishevës. Me 27 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, kanë shfuqizuar vendimin e mëparshëm, duke e konsideruar të padrejtë dhe në të njëjtën kohë, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, gjatë diskutimeve dhe deklarimeve të tyre, kërkuan që të udhëzimet e MASHTK, për organizimin e ekskursioneve të zbatohen në përpikëri”, thuhet në këtë njoftim.
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit