Agjencia për Punësim gjatë ditës së djeshme ka publikuar thirrje publike për Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale (NJVL) dhe Bashkinë e Shkupit, të cilët janë të interesuar për organizimin e punëve publike nëpërmjet angazhimit të personave të papunësuar me kualifikim të ulët, që të lajmërohen në klubin e punës të APRM-Qendra për punësim në kuadër së cilës janë ulëset e NJVL-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Për realizimin e programit është paraparë ndihmë financiare me vlerë prej 400 denarë për personat e angazhuar, me kyçjen e tatimit personal dhe sigurimit në rast të fatkeqësive gjatë orarit të punës dhe sëmundjeve profesionale.
Numri maksimal i personave të angazhuar nëpër komuna është 50 persona, ndërsa të njëjtit mundet të angazhohen nga komunat dhe Bashkia e Shkupit, më shumë deri 22 ditë.
Për angazhimin në punësim mundet të paraqiten edhe pranuesit e ndihmës sociale sepse me këtë angazhim nuk do t’ju ulet ndihma sociale. /Telegrafi/
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë
Të paktën 73 persona u vranë në përpjekje për ta kapur “El M...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Dialogu Kosovë–Serbi, Vuçiq takohet sot me Sorensen