Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greek Delawie sot do të vizitojë komunat e Gjakovës dhe Junikut.
Ai gjatë qendrimit në Gjakovë do te takoeht me krytarin e komunës, Ardian Gjinin si dhe do të marrë pjesë në përurimin e Makerspace-it të ri në gjimnazin “Hajdar Dushi”.
Ndërkaq gjatë vizitës në Junik Delawi do të vizitojë pemishtet e vishnjeve dhe shikimin e rritjes së mundshme të kultivimit të pemëve në rajonin e Dukagjinit.
Vizitat janë një mundësi për të takuar përfituesit e USAID-it dhe për të parë nga afër ndikimin e investimeve të SHBA-ve në zonë.
Në mënyrë specifike, aktiviteti i USAID-it “Përkrahja Pas Mësimit për Tinejxherët” dhe programi i USAID-it “Mundësitë Rurale dhe Bujqësia për Rritje” janë shumë aktive në rajon.
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...