Milani e Napoli kanë barazuar 0-0 në ndeshjen që u zhvillua në “San Siro” në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A.
Milani ka regjistruar barazimin e tretë me radhë në Serie A, pasi ndeshja me Napolin në San Siro përfundoi ashtu siç edhe filloi, 0-0 – sfida e katërt kjo pa fitore për ekipin e Genaro Gattusos.
Kjo ishte mundësi e mirë si për Milanin, që kërkon zonën Champions, po ashtu edhe për Npaolin, që të mbajë gjallë ëndrrën për titull, ëndërr që dita ditës po shuhet pasi nëse fiton Juventusi pas pak kundër Sampdorias, diferenca do të shkojë në pesë pikë.
Kurse Milani aktualisht ka 53 pikë, shtatë më pak se zona Champions që mbahen nga Lazio e Roma me nga 60 pikë, po ashtu me nga një ndeshje më pak të zhvilluar.
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...