Gjyqtari Besim Trezhnjeva është zyrtari i dytë i drejtësisë që shkarkohet nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas Fatos Lulos.
Mëngjesin e sotëm trupa gjykuese dha vendimin, pasi Trezhnjeva nuk mund të justifikonte 20 milionë lekë pasuri.
“Trupa e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore për subjektin e rivlersimit, z. Besim Trezhnjeva. Në përfundim të procesit të rivlerësimit trupa gjykuese e përbërë nga Alma Faskaj, kryesuese, Firdes Shuli relatore, Roland Ilia, anëtar vendosi të shkarkojë nga detyra subjektin e rivlerësimit, zotin Besim Trezhnjeva, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Durrës”, bëri të ditur kryesuesja e trupës gjykuese, Alma Faskaj./Top Channel
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit