Byroja e Kuvendit mori sot pasdite vendimin për përjashtimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe 6 deputetëve të opozitës për 10 ditë nga punimet e parlamentit pas problemeve të shkaktuara në seancën e sotme.
Në lidhje me këtë vendim reagoi edhe kryeministri Edi Rama.
Sipas tij Bushati veproi instinktivisht, por gaboi. Madje kërkoi falje, por sërish u dënua pasi e meritoi.
“Ditmir Bushati reagoi sot instinktivisht ndaj një agresioni të shëmtuar dhe gaboi!
Kërkoi ndjesë publike e prapëseprapë u ndëshkua. Sepse për ne rregullat vlejnë njësoj për të gjithë dhe NE NUK JEMI NJESOJ SI ATA që jo vetëm s’e njohin ndjesën, po janë krenarë për shëmtitë e tyre!”, shkruan Rama.
Deputetët e opozitës të përjashtuar me nga 10 ditë janë: Edi Paloka, Flamur Noka, Klevis Balliu, Ervin Salianji, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari.
Ndërsa në dalje të mbledhjes ata u shprehën se ky ishte vetëm fillimi në “luftën” për rrëzimin e Ramës./Gazeta Express
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit