Theresa May ka thirrur një mbledhje emergjente të Kabinetit për të diskutuar përgjigjen britanike për sulmet kimike siriane, në kohën kur Donald Trump ka paralajmëruar sulme ajrore.
Kryeministrja ka thirrur ministrat e lartë për t’u mbledhur në Downing Street, pasi deklaroi që të gjithë treguesit janë në drejtim të regjimit për sulmin kimik në popullin sirian, transmeton portali arbresh.info.
Zonja May ka thënë se Britania do të bashkërendojë me SHBA-të dhe Francën përgjigjen e saj ndaj incidentit në qytetin e mbajtur nga rebelët e Doumës – ku së paku 40 vetë janë raportuar të jenë vrarë.
Ndërkohë edhe nëndetëset britanike janë zhvendosur në rrezen raketore të Sirisë./Arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1