Rreziku i përdorimit të të dhënave personale nëpërmjet “Facebook”, në Shqipëri për autoritetet dhe njerëzit nuk ekziston.
Ata që kanë një llogari në rrjetin social, frikën më të madhe e kanë nga vjedhja e saj apo keqpërdorimi nga hakerat apo krimi ordiner.
Sektori i krimeve kompjuterike në policinë e shtetit nuk ka informacione se në Shqipëri përdoruesit e rrjetit social “Facebook” rrezikojnë t’ju merren të dhënat personale për t’u përdorur më pas për lobim politik, apo keqdrejtim të votuesve ashtu siç ka ndodhur me kompaninë britanike që futi “Facebook” në skandalin më të madh që nga krijimi.
Sipas autoriteteve në Shqipëri nuk ka kompani aq të fuqishme sa të bëjnë kontrata me “Facebook” për të marrë të dhëna.
Nuk është evidentuar ndonjë rast i tillë, ndërsa përdoruesit e “Facebook”, flasin vetëm në mënyrë hipotetike.
“Po ka rrezik në fakt”, shprehet një qytetar.
“Po edhe mund të përdoren për arsye përfitimi, çfarë nuk bëhet”, thotë një tjetër.
Problemi më i madh për qytetarët shqiptarë përdorues të rrjeteve sociale është vjedhja e adresave apo profileve false./Top Channel
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...