Ylli i Manchester United, Paul Pogba i ishte ofruar në merkaton e muajit janar Real Madridit.
‘Sports Illustrated’ raporton që Real Madridi refuzoi mundësinë për të nënshkruar me 25-vjeçarin, të cilin ata e kanë kërkuar më parë para se t’i bashkohej United në vitin 2016, transmeton portali arbresh.info.
Pep Guardiola ka zbuluar së fundmi gjithashtu se agjenti Mino Raiola i ka ofruar gjithashtu Cityt në janar shërbimet e tij.
Sidoqoftë, raportet e fundit thonë se Pogba i është ofruar gjatë merkato së dimërore edhe kampionit në fuqi të Evropës dhe Spanjës.
Por, hierarkia e klubit besonte që nënshkrimi me mesfushorin, i cili fiton rreth 200 mijë funta në javë te United, do të shkatërronte strukturën e pagave./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...