Ministria e Drejtësisë pati njoftuar dje se sot ministri Abelard Tahiri do të mbajë një konferencë për media ku do të publikoj Kodin e ri Penal.
Mirëpo, sot në mëngjes MD-ja ka njoftuar se konferenca është shtyrë, raporton Arbresh.info.
Sipas njoftimit të Ministrisë, ajo do të mbahet nesër, më 12 prill në ora 11:00.
“Për shkak të agjendës së Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, ju njoftojmë se SHTYHET konferenca për media, e paraparë të mbahet sot nga ora 11 e 30. Konferenca, ku do të prezantohet Kodi i ri Penal, do të mbahet nesër, e enjte, 12 prill 2018 nga ora 11:00. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...