Arbnor Morina ka dhënë dorëheqje nga Gjilani, pas situatës së krijuar në klub.
Lajmi është konfirmuar nga Morina përmes një postimi në Facebook.
“Për shkak të situatës të fundit të krijuar në klubin SC. “Gjilani”, duke dashur që skuadrës t’i ruaj stabilitetin dhe harmoninë, te cilën e kemi krijuar me shumë mund e punë, nga sot jam dorëhequr nga posti i kryetrajnerit Një falenderim i veçante shkon për të gjitha familjet Gjilanase që edhe në këtë situate, më kanë kontaktuar, e motivuar për punë. Përherë mirënjohës e falenderues ndaj kryetarit Florim Zuka e drejtorit sportiv Naser Ajeti, të cilët gjithmonë më qëndruan krah e edhe sot shprehën përkrahjen dhe vlersuan lartë punën time.
Faleminderit shtabit teknik Albanit e Afrimit, ekonomit dhe terapeutëve të klubit që ishin gjithmonë të gatshëm që me përpikmëri të kryenin detyrat e qe ishin krahu im i djathtë për dy vite pune. Faleminderit djelmoshave futbollistë që nuk e kursyen asnjëherë as atomin e fundit në lojë. Nga Gjilani, po kthehem me një bagazh miqesh të rinjë, familjen Zuka dhe te tjeret, kështu duke e cilesuar veten serish si një ndër njerëzit më të pasur falë miqëve. Me bindje të thellë them se SC.Gjilani është në rrugën e duhur për t’u bërë klub i madh, ndonëse kjo shumë kujt po i pengon. Me shumë respekt, Arbnori”.

Osmani përgëzon Ramën për progresin e Shqipërisë në rrugën d...
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...