Është marrë vendim që kryeministrja britanike Theresa May nuk është e nevojshme të marrë pjesë në dasmën e çiftit mbretëror Princ Harry me Meghan Markle.
Arsyeja prapa mos ftesës së kryeministres së vendit është shpjeguar në mënyrë shumë të qartë: Princ Harry dhe Meghan Markle nuk do të ketë një listë zyrtare të liderëve politikë në listën e të ftuarve, transmeton portali arbresh.info.

“Është vendosur që një listë zyrtare e liderëve politikë britanikë dhe ndërkombëtarë, nuk është e nevojshme të marrin pjesë në dasmën e Princit Harry dhe zonjushës Meghan Markle. Qeveria e Lartësisë së saj është konsultuar për këtë vendim që është marrë nga Shtëpia Mbretërore”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Kensington Palace.
Të tjerë që nuk përfshihen në listën e dasmës së vitit që do mbahet me 19 maj janë presidenti Donald Trump dhe paraardhësi i tij Barack Obama./Arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...