Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka bërë të ditur se është takuar me artistët e mëdhenj të trevave shqiptare, shkruan arbresh.info.
Ai ka shkruar se Qeveria e Kosovës po bën të gjitha përgatitjet e nevojshme që ta shënojë në mënyrë më të mirë të mundshme vitin e heroit kombëtar Gjergj Kastritotit-Skënderbeut.
Statusi i tij i plotë:
“Sot me kënaqësinë më të madhe prita në një takim artistë të mëdhenj të trevave shqiptare, Arif Vladin, Ilir Shaqirin, Nikollë Nikprelajn dhe Edmond Zhulalin.
Shfrytëzova rastin t’ua shpreh mirënjohjen time të thellë këtyre ikonave të kultivimit dhe promovimit të vlerave kombëtare artistike shqiptare.
Biseduam edhe për projekte artistike, me theks të veçantë rreth projektit për heroin kombëtar Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.
Qeveria e Kosovës po bën të gjitha përgatitjet e nevojshme që ta shënojë në mënyrën më të mirë të mundshme Vitin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut”, ka shkruar Limaj në facebook.
Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e...
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: Serbia ende fsheh varre...
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë