Kryeshefi i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha tha se në Postën e Kosovës ka pasur reduktim të humbjeve dhe shpenzimeve vit pas viti.
“Ka pasur çdo vit ulje të humbjeve financiare”, i tha ai RTK-së. Ai bëri me dije se janë ndërmarrje e vetme që kanë ulur pagat, në vitin 2017 kemi pasur për paga 9 milionë e 52 mijë euro. Pra për çdi vit kemi pasur reduktim në personel. Ne ende kemi nevojë për punëtorë në sportele dhe për terren”, theksoi ai.
Hoxha bëri me dije se për shpenzimet për paga janë rreth 70%. “Zgjidhja është rritja e shërbimeve dhe e produkteve”, tha ai. Sipas tij dhënia e shërbimeve nga institucionet e Kosovës për Postën do të jetë ndihmesë për të kryer shërbimet.
Kurse këshilltari në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ibrahim Rexhepi, theksoi se për çdo vit ka pasur përkeqësim të performancës, dhe të trendit të ndërmarrjeve publike. Sipas tij nuk ka pasur racionalizim. Një problem sipas tij janë edhe pagat e larta. “Pjesa e ndërmarrjeve janë me humbje”, deklaroi Rexhepi.
Rexhepi vlerësoi se nuk janë për të hedhur në rrugë mijëra punëtorë në institucionet publike të Kosovës. Sipas tij duhet që ndërmarrjet publike duhet të japin ide se si të dilet nga kjo gjendje, duke mos rrezikuar tregun.
Për Postën e Kosovës, Rexhepi tha se duhet të gjendet zgjidhje.
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa hequr dorë nga armët ...
Sulm me çekiç në Tokio, pesë të plagosur, autori në arrati
Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medi...
“E luta Kurtin, mos e kandido Glauk Konjufcën për president”...
Haxhiu sot në Drenas, homazhe në tri fshatra
Haxhiu takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve