Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero beson se klubi i tij i vjetër dhe rivali italian AS Roma mund të vazhdojnë ende në Ligë të Kampionëve dhe të lënë pas skuadrat spanjolle.
Zonja e Vjetër u mposhtë në çerekfinale 3 me 0 në shtëpi në takimin e parë në Ligë të Kampionëve nga Real Madridi, ndërsa Roma e pësoi me rezultat 4 me 1 nga Barcelona në Camp Nou javën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
“Juventusi dhe Roma janë skuadra të mrekullueshme dhe kalimi tutje është ende i mundshëm”, ka thënë Del Piero për ‘RMC Sport’. “Gjithçka mund të ndodhë, madje edhe kundër skuadrave si Real Madridi dhe Barcelona”
“Aspekti psikologjik dhe dëshira për rikthim mund të jenë vendimtare. Do të jetë e vështirë, por si një italian dhe një juventino unë shpresoj se ata të vazhdojnë tutje”
Roma do të përballet me Barcelonën sonte (e martë) në Olimpico, ndërsa Madridi luan kundër Juves të martën./arbresh.info/
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...