Tifozët e AC Milanit janë paralajmëruar nga trajneri Gennaro Gattuso që të mos presin një revolucion madhështor sa i përket nënshkrimeve gjatë verës.
Verën e kaluar, “Rossonerët” ishin shpenzues madhështor në Evropë për shkak se ata shfrytëzuan 200 milionë euro në transferimin e një numri të madh talentësh te skuadra e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, personi që së fundmi ka nënshkruar kontratë të re duke vazhduar qëndrimin edhe për tri vite në San Siro insiston se skenari i njëjtë nuk pritet të përsëritet edhe këtë verë.
“Në gazeta, njerëzit kanë filluar të flasin rreth nënshkrimeve të reja që do të arrijnë por për momentin, ne kemi 25 lojtarët më të mirë në skuadrën tonë”, ka thënë Gattuso.

“Varet nga klubi nëse ata vendosin për të bërë diçka apo jo, por mos prisni një revolucion. Ne kemi një bazë të mirë këtu të ndërtuar dhe kemi nevojë të respektojmë lojtarët që janë këtu pasi ne kemi luajtur mirë”
Pavarësisht kontratës së re në klub, Gattuso ka zbuluar që kjo i ka shërbyer atij për të qenë më shumë në dijeni rreth se sa e pasigurt është pozita e tij, sesa të ndihet më i sigurt rreth ambientit përreth.
“Tani unë kam më shumë dëshirë dhe përkushtim, por gjithashtu e di që nëse humbi tri ndeshje radhazi, unë mund të qëndrojë jashtë Milanellos me valigjet e mija në dorë”, shtoi ai.
“Ndihem me më shumë presion se më parë dhe jam në dijeni që ne duhet të përmirësohemi tutje, por ne kemi aftësi për ta bërë këtë”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...