Cristiano Ronaldo, njëherësh lojtari më i mirë në botë, është duke vazhduar në një formë të jashtëzakonshme.
Sulmuesi portugez me golin e sotëm kundër Atletico Madridit arrin në kuotën e 650 golave në karrierë, duke përfshira paraqitjet për klubet dhe kombëtaren portugeze.
Ronaldo, që tashmë ka 446 gola për Realin e Madridin, ka shënuar 118 gola për Manchester Unitedin e pesë të tjerë për klubin e tij të parë, Sporting Lisbonën.
Ai gjithashtu mban primatin për gola në kombëtaren e Portugalisë, me 81, raporton Goal.
Me golin e shënuar kundër Atleticos ai ka shënuar golin e tij të 40-të në këtë sezon, dhe të 24 në 13 ndeshjet e tij të fundit.
Ronaldo ka arritur të mposhtë kundërshtarët në 10 ndeshjet e fundit me klubin, diçka që e kishte bërë në nëntor të vitit 2014.
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...
Aksident i rëndë në Tropojë, vdes një person