Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka ripërsëritur qëndrimin se ai dhe partia e tij janë kundër zgjidhjes së njëanshme të emrit të shtetit.
Përkatësisht Sela tha se është kategorikisht kundër propozimit “Gorna Makedonija” pa përkthim. Ai është deklaruar pro çdo propozimi tjetër që do të përkthehej në shqip dhe në gjuhët e tjera ndërkombëtare.
“Për ne është e papranueshme tendenca për të sllavizuar emrin, janë të papranueshme propozimet që përmenden në opinion. Propozimi “Gorna Makadonija” pa përkthim është i papranueshëm për ne”, tha Sela për TV21.
Ndryshe Aleanca për Shqiptarët sot mbajti mbledhjen e parë të Kuvendit Qendror të kësaj partie, e cila vijon pas Kongresit të parë. Në këtë mbledhje janë diskutuar rreth shtatë pika. U zgjodh kryesia e partisë, por pa ndryshime radikale. Sekretari i përgjithshëm është rizgjedhur Arben Taravari. Gjithashtu u zgjodh edhe Komisioni për çështje statutare juridike, kryetari i akademisë si një risi në kuadër të statutit të ASH-së.
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë
Siriani i therur në Leposaviq, dërgohet në Kirurgjinë Toraka...
Pacolli kujton fjalët e gjyshit të tij: Gjithçka në jetë kër...
Policia jep detaje: Si u lirua pengu nga Mitrovica në Vlorë,...
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s