Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se ka edhe të lënduar.
Në aksident janë të përfshira dy vetura, dhe nga pamjet shihet se aksidenti është mjaft i rëndë.
Policia e Kosovës tash për tash nuk ka mundur të japë më shumë detaje rreth këtij rasti.
Po ashtu më herët ka ndodhur një tjetër aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në dalje të kryeqytetit.
Raportohet se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe nuk dihet nëse ka të lënduar./Arbresh.info/
Rubio: SHBA-ja, e përkushtuar për forcimin e lidhjeve të for...
Bassuener: Kosova t’i shohë interesat afatgjata, t’i ruajë a...
Gjyqtarët dalin nga parketi në ndeshjen Bashkimi – GO+ Peja,...
Prishtina e Re me reagim të fortë, thotë se dy futbollistët ...
Izraeli miraton propozimin për të regjistruar tokat e Bregut...
Arrestohet vrasësi i Kevin Muharremit në Itali, është poasht...