Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin me të cilin lirohet nga detyra ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Avni Spahiu.
Sipas vendimit, kjo është bërë për shkak të përfundimit të mandatit dhe detyrohet Ministria e Punëve të Jashtme që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet për ta zbatuar këtë vendim.
Këtë e ka konfirmuar për Insajderin edhe këshilltari i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj.
Vendimi mban nënshkrimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i është dërguar MPJ-së, Zyrës së Kryeministrit dhe vetë ambasadorit Spahiu.
Gazeta ka kërkuar të marrë përgjigje nga ambasada e Kosovës në Turqi për ta komentuar vendimin e presidentin, por deri më tani nuk ka kthyer përgjigje.
Berisha paraqitet në SPAK
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...