Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.
Thaçi ka uruar që kjo festë të kremtohet në familjet e besimtarëve me dinjitet, lumturi e paqe, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë në Facebook:
Të gjithë besimtarëve ortodoksë u shpreh urimet më të përzemërta për festën e Pashkëve.
Festat fetare gjithmonë kanë shfaqur ndjenjat e mirësisë, besimin në vlera pozitive religjioze, dashurinë dhe respektin e ndërsjellë mes qytetarëve tanë, pa dallim etnik.
Festa e Pashkëve le të kremtohet në familjet e besimtarëve me dinjitet, me lutje për lumturi, paqe dhe harmoni njerëzore. HTH./Arbresh.info
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...