Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova nuk do të bisedojë kurrë me Serbinë për një mundësi të shkëmbimit të territoreve apo të ndarjes.
Përmes një shkrimi në Twitter, Pacolli ka thënë se të dyja shtetet duhet të flasin për normalizim të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke.
“Kosova nuk ka biseduar dhe nuk do të bisedojë kurrë me Serbinë për shkëmbim të territoreve apo për ide ndarjeje që mbeten në mendjet e politikanëve në Beograd që nga vitet e 1990-ta”, ka shkruar Pacolli në Twitter.
“Ejani në tryezë dhe të bisedojmë për marrëveshjen e detyrueshme ligjore për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke”, tha ai.
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...