Manchester City është befasuar mbrëmjen e sotme (e shtunë) në Etihad nga rivali lokal Manchester United.
Derbi ndërmjet dy gjigantëve në Premierë Ligë ka përfunduar me rezultat 2 me 3 në favor të “Djajve të Kuq” të cilën ia shtynë festën për titull skuadrës së Pep Guardiolas duke ia shkaktuar gjithashtu disfatën e dytë sezonale, transmeton portali arbresh.info.
Paul Pogba, i cili realizoi dy gola brenda këtij takimi, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Mesfushori francez është vlerësuar me notën 8.6 për paraqitjen fenomenale kundër “Qytetarëve”.
Sulmuesi Alexis Sanchez me dy super asistime është vlerësuar me notën 8.5.
Rahem Sterling është lojtari me notën më të lartë (7.8) te skuadra e Manchester Cityt.
Lojtari me notën më të dobët është portieri Ederson (5.8)./arbresh.info/

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...