Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar sot deklaratat e ministrit te Jashtëm serb, Ivica Dacic, i cili ka bërë deklarata për ndarjen e Kosovës, përsëri.
Hoxhaj tha se kur ministri i Jashtëm i Serbisë, Dacic flet për ndarje, ai flet në emër të Rusisë. Mesazhi i tij për ndarjen nuk i drejtohet vetëm Kosovës, thotë Hoxhaj, por edhe për Bosnjën, dhe njëherit i shërben interest rus në Ballkan, në Ukrainë dhe kudo tjetër.
Këto komente Hoxhaj i bëri në Twitter, pasi gazeta serbe Danas publikoi deklaratat më të fundit të Dacicit, ku ai thotë se Kosova do ta pranonte ndarjen por që ndërkombëtarët nuk po e lejojnë një gjë të tillë.
Serbia vazhdon të lobojë për ndarjen e Kosovën në baza etnike, mirëpo një gjë e tillë është kundërshtuar kategorikisht si nga skena politike kosovare ashtu edhe nga ndërkombëtarët, ka shkruar Hoxha./arbresh.info/
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...