Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli thotë se nuk ka qenë i informuar për operacionin për kapjen dhe dëbimin e gylenistëve.
Ai ishte njoftuar nga Gazeta Express për lajmin derisa ka treguar se shefi i tij këtë informatë e kishte marrë nga ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie.
Ministri i Punëve të Jashtme ka treguar se ishte në terr informativ lidhur me kapjen dhe dëbimin e gjashtë turqve nga Kosova në Turqi.
“Asnjëherë askush nuk më ka fol mua për këtë problem”, tha Pacolli.
“Informatën për këtë që ka ndodh e kam marrë prej Gazetës”, theksoi ai.
“Jam mbajt në ‘blackout’”, tha Pacolli, gjë për të cilën nuk e di arsyen.
“Nuk e di’, thotë ai.
“Unë e di vetëm një. Kryeministri e ka marrë një telefonatë gjatë mbledhjes së qeverisë prej ambasadorit amerikan”, theksoi ai.
“E kam pa se është tërheq kryeministri nga mbledhja dhe ka folur me Delawie”, tregoi ai./express
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...
Haxhiu takon Gashin e KPK-së, flasin për përshpejtimin e pro...