Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ftuar një parti nga opozita që t’i bashkohet Qeverisë Haradinaj. Sipas tij qeveria është e dobët dhe se së shpejti mund të ketë zgjedhje.
Pacolli në RTV 21 i ka quajtur të drejtë kërkesat e LDK-së për zgjedhje.
“Megjithatë do të ishte e drejtë e LDK-së që të kërkojë zgjedhje nëse ata ndihen të fortë, normalisht LDK nuk është parti vetëm e zezë ka kontribuar për këtë vend, por ka kontribuar edhe në proceset e Qeverisë Haradinaj”, ka thënë Pacolli.
Ai më tej ka pranuar se zgjedhjet janë në duar të opozitës, ku pastaj i ka bërë ftesë partive nga opozita që t’i bashkohen Qeverisë Haradinat.
“Më duket që zgjedhjet e jashtëzakonshme është në duart e opozitës, kështu më duket dhe Kosova mund të shkojë në zgjedhje. Unë do të ftoja një parti prej opozitës që t’i bashkohet qeverisë, nëse janë patriot të tregoj se Kosova nuk mund të jetë e varur prej një liste [Listes Serbe]. I bëjë ftesë kujtdo t’i qojmë proceset përpara, kushdo që rreh gjoks dhe thotë se është patriot”, ka thënë Pacolli.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...