Liverpooli e shkatërroi Manchester Cityn në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur në ndeshjen e parë në ‘Anfild Road’ me shifrat 3:0, përcjellë arbresh.info.
Liverpooli në këtë ndeshje ishte skuadër fantastike duke treguar futboll cilësor sidomos në pjesën e parë ku u shënuan edhe të tre golat.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se edhe përkundër fitores 3-0, ende skuadra e tij nuk është e kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ne mundëm ekipin më të mirë në botë, kjo ishte një performancë e jashtëzakonshme. Unë nuk kam qenë kurrë pjesë e ekipit më të mirë në botë, por gjithnjë e kam ditur se është e mundur t’i mundim ata. Me të gjitha gjërat, që mund të them tani, nuk dua t’i bëj edhe më të zemëruar ‘qytetarët’. Ne duhet të punojmë atje, përsëri, sepse na pret ‘ferri’. Ka ende punë për të shkuar në raundin tjetër”, ka thënë Klopp.
Mohamed Salah në këtë ndeshje shënoi golin e parë në minutën e 12 dhe asistoi në golin e 3 të Liverpool për Sadio Mane.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...