Barcelona dhe AS Roma kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e parë në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Ligë të Kampionëve.
“Blaugranët”, të cilët janë për herë të 11-të radhazi në çerekfinale, janë favorit të plotë për të kaluar në raundin e ardhshëm të kompeticionit më të madh në Evropë, shkruan portali arbresh.info.
Nga ana tjetër, AS Roma nuk ka arritur në këtë fazë që nga sezoni 2007/08 kur ata u eliminuan nga gjiganti në Premierë Ligë – Manchester United.
Edhe pse gjiganti katalunas është favorit, ndeshja ndaj AS Romas duhet të merret me mjaftë me seriozitet për shkak se skuadra italiane ka pranuar mesatarisht vetëm një gol deri tani në ndeshjet për Evropë.
Takimi i sotëm (e mërkurë) ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Camp Nou duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
https://twitter.com/FCBarcelona/status/981584200255057920
https://twitter.com/ASRomaFRA/status/981584707925217280
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...
Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajon...
30 shtete lëshojnë paralajmërime për stuhi të ashpër dimëror...
Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...