Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thekson se nuk kanë kërkuar amnisti për deputetët e saj të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, por vetëm e kanë sugjeruar atë, nëse qeveria do të bëj hapa drejt reformave.
Në një intervistë për TV “Telma”, lideri i opozitës maqedonase Hristjan Mickoski, masat gjyqësore ndaj deputetëve të tyre i quajti terror politik, njofton Telegrafi Maqedoni.
Analisti Nikolla Dujovski vlerëson se OBRM-PDUKM ka kërkuar disa herë amnisti edhe pse zyrtarisht nuk ka një inciativë të tillë në Kuvend. Sipas tij për momentin nuk ka ndonjë kusht tjetër nga kjo parti për kyçje në proceset reformuese.
Para një jave, Prokuroria Publike ngriti aktakuzë për 30 persona të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit. Për momentin asnjëri nga gjashtë deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit nuk janë në paraburgim. Vetëm për pesë është ngritur masa e burgut shtëpiak.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran