Tërheqja e Uber nga biznesi global vazhdoi të hënën pasi kompania njoftoi se ishte duke shitur biznesin e saj të Azisë Juglindore tek rivali i saj i bazuar në Singapor, Grab.
Marrëveshja i jep Uber aksione prej 27.5 për qind në Grab dhe ia fiton drejtorit të saj, Dara Khosrowshahi, një vend në bordin e drejtorëve të Grab.
Uber po tërhiqet nga Singapori, Indonezia, Filipinet, Malajzia, Tailanda, Vietnami, Myanmar dhe Kamboxhia. Sipas Bloomberg, kjo përfaqëson një rajon prej 620 milion njerëzish. Marrëveshja përfshin operimin e UberEats.
Bloomberg gjithashtu tha se marrëveshja u ndërmjetësua nga firma japoneze Softbank, e cila është aksioneri më i madh në të dy kompanitë.
Uber ka qenë e detyruar të ngushtojë ambiciet e saj për zgjerim të biznesit, sepse kompania nuk mund të përballojë të vazhdojë të humbasë paratë si deri më tani. Uber humbi më shumë se 1 miliard dollarë për tremujor në 2017.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...