Zinedine Zidane është paraqitur në konferencën për shtyp para përballjes Juventus – Real Madrid.
“Jemi këtu për të zhvilluar një ndeshje të mirë, sigurisht që finalja e Cardiffit nuk ka të bëjë asgjë me ndeshjen e nesërme dhe nuk mendojmë për këtë. Është një histori krejt tjetër”, ka deklaruar Zidane.
“Të gjithë lojtarët duhet të ndihen të rëndësishëm për ekipin, pavarësisht se kush do të fitojë.
Nesër është një lojë e rëndësishme për të dyja skuadrat dhe ne do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme”.
“Skuadra e Juventusit ka qenë gjithmonë e fortë dhe atë po e konfirmojnë edhe këtë sezon.
Janë një skuadër e kompletuar dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm me mbrojtjen e tyre të fortë dhe sulmin e rrezikshëm”.“Janë të fortë në të gjitha pozitat”, ka përfunduar francezi.
Avokati i Jakup Krasniqit në fjalën përfundimtare: Jemi të s...
Mbrojtja e Rexhep Selimit përfundon fjalën përfundimtare: Se...
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua...
Komisioni për Administratë e Media pa amendamente në buxhet,...
Haxhiu sot takon kryetarët e komisioneve parlamentare
Mishetiq kërkon që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjit...