Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk kishte pse të negociohej me Kosovën për tarifën në Rrugën e Kombit. Ai tha gjithashtu se patriotizëm është ta paguash këtë tarifë dhe jo e kundërta. Këtë të hënë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cilësoi këtë deklaratë një fyerje të rëndë që u është bërë shqiptarëve.
“Edi Rama dhe oborri i tij arrogant, të mbyllur në kullat e oligarkëve nuk e kuptojnë që sot shqiptarët janë ngritur kundër regjimit skllavërues që ai po instalon. Fjala e tij para shqiptarëve ishte jo vetëm një fyerje që u bëhet banorëve të Kukësit, por edhe një shprehje e qartë e antikombëtarizmit të tij që i trajton kosovarët si klientë të pazareve të oligarkëve të tij”, deklaroi Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-sa tha në një konferencë për mediat se opozita distancohet nga kjo dhe se e bashkuar do të dorëzojë në Kuvend kërkesën për përjashtimin e Kryeministrit.
“Sot distancohemi dhe dënojmë me forcë deklaratën e tij, fjalorin e tij vulgar prej rrugaçi dhe përçmimin për shqiptarët e Kosovës, ndaj do të kërkojmë përjashtimin e Kryeministrit nga Parlamenti për këto shfaqje të shëmtuara. Qëndrimi ynë do të jetë vendimmarrje në funksion të mënyrës së sjelljes së këtij Kryeministri”, shtoi Monika Kryemadhi.
Përfaqësuesit serbë në Kosovë: Për çështjet e arsimit dhe sh...
Kosova në listën e vendeve të sigurta, Koçiu: Konfirmon kons...
Raportet me Epstein, ish-kryeministri i Norvegjisë akuzohet ...
Çeku i dorëzon detyrën Bogujevcit e Gashanit
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...