Kosova është vendi i parë evropian që iu bind presidentit turk Tayyip Erdogan për të arrestuar dhe deportuar për në Turqi përkrahësit e kundërshtarit të tij politik Fetullah Gylen.
Por, është i çuditshëm fakti se as SHBA e as BE nuk reagoi fare me veprimin e Kosovës.
Vetëm pak ditë para se në Kosovë të kryhej një aksion i shërbimit sekret turk dhe atij të Kosovës, në kundërshtim me të gjitha vlerat demokratike dhe perëndimore, udhëheqësit e lartë të BE’së kishin shtrënguar duart me Sulltanin
Pas takimit në Varna të Bullgarisë, zyrtarët lartë të BE’së, si Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, kishin thënë se rikonfirmojnë gatishmërinë për të vazhduar dialogun me Turqinë, për të kapërcyer vështirësitë, pasi marrëdhëniet mes tyre po kalojnë nëpër krizë.
A është interesi gjeostrategjik i BE’së dhe SHBA’së me Turqinë, që bëri të mos reagojnë fare kundër depërtimit të gjashtë gylenistëve, edhe pse SHBA vazhdon të mos e dorëzojë kryetarin e këtij grupi, Fetullah Gylen.
I vetmi reagim për këtë ka ardhur nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, edhe ai në formë shumë të zbehtë. Në këtë rast e ai ka shkruar një twitt me një fjali ku për rastin kërkon transparencë, derisa jemi mësuar që ambasadori amerikan të jetë shumë i ashpër dhe konkret në deklarata e tij, kur shpreh qëndrimin amerikan për një çështje të caktuar.
A mund të themi se edhe SHBA e BE, po mbyll sytë para vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut, duke i llogaritur më me interes raportet me Turqinë, e cila paraqet një vend me fuqi të madhe në gjeopolitikën globale.
Flutura Kusari padit Mentor Llugaliun për ngacmim online tre...
Nora Istrefi dhe Bejta po vijnë me një bashkëpunim
Kurti takohet me ambasadorin e Malit të Zi, diskutojnë për t...
Dy zyrtarë të lartë policorë dyshohen për keqpërdorim detyre...
Sulm kibernetik nga hakerët iranianë në faqen e Bashkisë së ...
Ministri izraelit i Mbrojtjes urdhëron shtim të sulmeve: God...