Lionel Messi, si shpesh herë në karrierën e tij, është përkujdesur që të sigurohet se Barcelona mbetet skuadër e pamposhtur në ligë edhe pas 30 javëve në La Liga, e vetmja në top pesë ligat evropiane.
Barcelona po humbiste 2-0 deri në minutën e 88-të, kur Luis Suarez dhe Lionel Messi reaguan brenda dy minutave për t’ia siguruar Barçës një pikë në këtë takim, raporton Express.
Barcelona e nisi ndeshjen pa Lionel Messin, i cili nuk ishte paraqitur as në dy miqësoret e Argjentinës javën e kaluar për shkak të problemeve me muskuj, dhe pranoi gol në minutën e 36-të kur Vazquez shënoi për 1-0.
Vendasit e nisen mirë edhe pjesën e dytë, pasi Luis Muriel shënoi për 2-0 në minutën e 50-të.
Pas disavantazhit prej dy golave, Ernesto Valverde e futi Lionel Messin në lojë në minutën e 58-të.
Argjentinasi natyrisht ia doli ta bëjë dallimi dhe t’ia parandalojë humbjen e parë të Barçës këtë sezon në ligë. Klubi katal është i vetmi në top pesë ligat evropiane pa humbje deri tani.
Pas këtij barazimi, Barcelona ka 76 pikë si lider i La Ligës, 12 më shumë se Atletico Madrid, që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Ndërkohë, Sevilla mbetet e 6-ta me 46 pikë.
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...