Cristiano Ronaldos i është kërkuar nga Manchester United të rikthehet në Old Trafford dhe të përfundoj karrierën e tij.
Real Madrid është i gatshëm për të ndryshuar linjën e tyre frontale në merkaton e transferimeve gjatë verës dhe mbetet të shihet nëse Ronaldo do të jetë pjesë e klubit apo jo, transmeton portali arbresh.info.
33-vjeçari është duke kërkuar rritje page në Bernabeu në mënyrë për të arritur shifrat me të cilat paguhen Lionel Messi dhe Neymar.

Ronaldo nuk beson se është duke u vlerësuar në formë të duhur nga Real Madridi dhe duket se këtë e ka shfrytëzuar Manchester United. Bazuar në një raport nga ‘Don Balon’, ish klubi i Ronaldos është i gatshëm për të ri-nënshkruar me të dhe dëshiron që portugezi t’i jap fund karrierës së tij në Manchester.
United ka parë tashmë që Ronaldo është duke vazhduar për të performuar vazhdimisht në nivel të lartë pavarësisht moshës dhe derisa Real Madridi nuk është i gatshëm për t’i rritur pagë, Manchester United shprehet i tillë.

Gazeta e lartpërmendur shton se Jose Mourinho ka para për të shpenzuar këtë verë. Vlera besohet të jetë e mjaftueshme për të finalizuar transferimin e Ronaldos në United.
Në këtë fazë, thuhet se ai nuk është kundër këtij opsioni por është ende duke pritur të shoh nëse Real Madridi do t’i plotësoj kërkesat e tij.
Po ashtu, Ronaldo është në dijeni që klubi i tij dëshiron të shtoj në skuadër yjet si Neymar dhe Eden Hazard./arbresh.info/
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...
Peci kap kacinë dhe u del në ndihmë punëtorëve në Selac, pas...
I dërguari rus niset drejt SHBA-së për bisedime për luftën n...
Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë ma...
KQZ: Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhgues...