Mosraportimi për një plagosje të ndodhur në ambientet e një firme ka bërë që të nisë procedimi penal ndaj një mjeku të spitalit të Korçës dhe ndaj administratores së firmës së mermerit.
Procedimi penal ka nisur ndaj K.M, 57 vjeç, banues në Korçë (me detyrë mjek pranë Spitalit Rajonal Korçë) dhe Xh.G, 41 vjeçe, banuese në Korçë (administratore në një firmë mermeri).
Mësohet se ngjarja ka ndodhur më datën 23 mars në ambjentet e kësaj firme, ku është aksidentuar duke prerë mermerin, shtetasi Ll.L, 40 vjeç, banues në Korçë.
Mjeku pasi i ka dhënë ndihmën mjekësore shtetasit Ll.L, në Spitalin e Korçës, nuk ka kryer raportimin përkatës të rastit pranë organeve të Policisë. Ndërsa administratorja e firmës, dyshohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.
Aktualisht shtetasi Ll.L, ndodhet në Tiranë nën kujdesin e mjekëve./Top Channel
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG