Zëvendësministri i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, e ka quajtur puç vendimin për arrestimin e gylenistëve në Prishtinë.
Ai ka thënë se tentimi për ta ndërlidhur kryeministrin me këtë ‘puç, është e pakuptimtë.
“Puçi brenda institucioneve do të sqarohet deri në fund. Masat ndaj kësaj veç sa kanë nisur. Tentimi për të ndërlidhur gjithsesi Kryeministrin Haradinaj me këtë puç institucional është krejtësisht i pakuptimtë”, ka thënë Ramadani në një postim në Facebook.
Ramadani ka shtuar se masat e marra për shkarkim tregojnë vendosmërinë për të ndëshkuar këtë operacion, siç ai e quan, kundër-shtetëror, duke potencuar se ‘nuk do të ikë askush nga përgjegjësia’.
“Në njëfarë forme relativizon vendosmërinë për të ndëshkuar këtë operacion kundër-shtetëror. Nuk do të ikë kush nga përgjegjësia. Jo, jo!”, ka shtuar ai.
Ndryshe, Burim Ramadani është njohës i çështjeve të sigurisë. Për disa kohë ai ka shërbyer edhe si këshilltar për siguri i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...
Maqedonci: Mundësitë për antarësimin e Kosovës në NATO, shum...
Ku do t’i shpenzojë Kosova 4 miliardë euro?
Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin, një person i...
Shtatë turistë humbin jetën në Rusi, u mbytën pasi po lëvizn...
Elvis Rexhbeçaj i jashtëzakonshëm, shënon gol në fund për t’...