Ka përfunduar takimi i sotëm i ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, me ndërmjetësuesin e OKB-së për çështjen e emrit, Matthew Nimetz, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky takim ka gjatur thuajse tetë orë, ndërsa në përfundim të tij, Nimetz tha se bëhet fjalë për një seri takimesh për të zgjidhur çështjen e emrit, duke shtuar se takimi ishte produktiv dhe e bën optimist për të ardhmen.
Sipas tij, palët kanë realizuar bisedime edhe në nivel ekspertësh, duke shtuar se kanë hyrë në detaje, janë adresuar çështje të vështira që ende ekzistojnë.
Edhe ministri Nikolla Dimitrov është shprehur optimist pas takimit, por thotë se përparimi është i kushtëzuar nga hapja e çështjeve të vështira.
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...