Sampaoli kryqëzohet pas turpërimit nga Spanja.
Lionel Mesi nuk ishte i grumbulluar për ndeshjen e djeshme dhe e ndoqi katastrofën e kombëtares së tij nga tribuna e stadiumit të Atletikos.
Ai qëndroi bashkë me lojtarin tjetër argjentinas, Lanzini. Sigurisht që nuk është ndier aspak mirë nga fakti që skuadra po turpërohej në fushë, ndërsa ai nuk pati mundësinë për ta ndihmuar.
Por, Mesin nuk e mbajtën më nervat në momentin kur Spanja shënoi golin e gjashtë dhe vendosi të largohej nga stadiumi. Në shkallët e “Vanda Metropolitanos” ishte i pranishëm edhe Buskets, por edhe pse luajnë të dy te Barcelona, këtë herë vendosën të qëndronin larg njëri-tjetrit.
Horge Valdano, ish-sulmues dhe trajner i Realit ka komentuar humbjen e Argjentinës. Lojtari që ka fituar Kupën e Botës në vitin 1986 thotë se nuk dëshiron të jetë në vendin e Sampaolit, të cilin tani do ta masakrojnë.
“Argjentina luajti shumë keq, por ishte një ndeshje miqësore. Nuk do të doja të isha në vendin e trajnerit Sampaoli në këto momente, të cilit do t’i bëhet një gjyq tani. Nga ky moment dhe deri në fillimin e Botërorit, skuadra do të kritikohet shumë dhe nuk është situata e duhur për ta përgatitur këtë kompeticion të rëndësishëm”, tha Valdano
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini
Meta mbyll Messenger.com, përdoruesit drejt Facebook Message...
PD vendos protestën e radhës më 28 shkurt, Berisha kërkon mo...