Shtetet anëtare të BE-së kanë shprehur solidaritetin e pakualifikuar të tyre me Londrën për helmimin e Skripalit, për të cilin është fajësuar Moska, megjithatë, jo të gjitha vendet kanë ndjekur shembullin e Britanisë për të dëbuar diplomatë rusë.
Presidenti serb Aleksandar Vucic i ka thënë presidentit rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike që Serbia nuk do t’i bashkangjitet shteteve tjera evropiane dhe të largojë diplomatë rusë, transmeton portali arbresh.info.
Mbi 25 vende, duke përfshirë disa vende anëtare të BE, si dhe Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Australia kanë shprehur solidaritetin e tyre në anën e MB dhe kanë njoftuar vendimet e tyre për të dëbuar mbi 150 diplomatë rusë lidhur me përfshirjen e supozuar të Moskës në helmimin e Skripalit./Arbresh.info/
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...
Trump njofton se armëpushimi Izrael–Liban është zgjatur për ...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitja e Forcave Speciale: El...
Brenda Kuvendit vendoset portreti i Eliot Engel në nder të t...