
Argjentina përjetoi një mbrëmje të tmerrshme të martën kundër Spanjës, gjë që edhe detyroi sulmuesin Lionel Messi të largohet më herët.
30-vjeçari nuk ishte pjesë e ndeshjes për shkak të lodhjes dhe mungesa e tij është vërejtur padyshim në atë natë frustruese pasi sulmuesi i Barcelonës është parë duke u larguar nga tribunat e Wanda Metropolitanos para përfundimit të ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.
Një hat-trick nga ylli i Real Madridit, Isco, ndihmoi dukshëm në dëmtimin e tyre dhe sigurisht kjo ndeshje ishte larg nga ajo ideale për përgatitjet e Argjentinës para Kampionatit Botëror në Rusi gjatë verës.
Pavarësisht fitores kundër Italisë në Etihad të Manchester Cityt javën e kaluar, performanca e tyre nuk ishte bindëse apo impresive, prandaj me këtë rezultat të tmerrshëm, trajneri Jorge Sampaoli ka shumë për të menduar në muajit në vazhdim.
Edhe pse rikthimi i Lionel Messit në linjën startuese do t’i ndihmonte atyre padyshim, ai nuk do t’i ndihmoj skuadrës edhe në mbrojtje.
Sidoqoftë, për shumicën e tifozëve dhe për Messin gjithashtu, disfata ishte shumë e rëndë për tu shikuar dhe ylli u largua pa pasur nevojë t’i përgjigjet një numri të madh pyetjesh./arbresh.info/
Shikoni momentin kur Messi largohet nga Wanda Metropolitano në minutën e 77′ të ndeshjes:
https://twitter.com/centrevid/status/978741916975095808
https://twitter.com/elchiringuitotv/status/978741172096167936
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...