Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një bisedë për televizionin publik serb ka thënë se nuk dëshiron të flasë për spekulimet dhe shkrimet e disa medieve se të hënën ka qenë i gatshëm ta dërgonte ushtrinë në Kosovë.
“Unë me Kushtetutë jam kompetent për komandim të ushtrisë së Serbisë dhe puna ime është të mbrojë popullin tonë dhe qytetarët e vendit tonë. Po ashtu, me Kushtetutë Kosova është territor i Serbisë për të cilin janë disa rregulla të posaçme dhe ne ato i respektojmë, por këtë duhet ta bëjnë edhe të tjerët”, citon FoNet të ketë thënë Vuçiq.
Sipas tij, kjo do të thotë se nuk ka tyta të gjata dhe nuk ka forca të armatosura në veri pa leje të bashkësisë serbe, gjë që është rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit dhe në ujdi me NATO-n.
“Nuk kam marrë vendim ta dërgojmë ushtrinë, po ta kisha marrë do të ishit njoftuar. Shpresoj se edhe nuk do ta marr vendimin dhe do të bëj çdo gjë që këtë vendim të mos e marr kurrë, por, kuptohet se kjo është njëra nga mundësitë të cilën gjithmonë e shqyrtoj, është e drejta ime dhe detyrim imi kushtetues, që këtë ta bëj kur rrezikohet vendi dhe populli im”, ka thënë Vuçiq./Koha.net/
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje