“Vendimet për deputetët e paraburgosur Ktsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski dhe dhjetl personave tjerë të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, do të merren nesër”.
Këtë e deklaroi për TV24, kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se procedurat nuk janë vonuar, edhe pse për të sjellur vendimet janë shkelur afatet ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjykata nuk është vonuar për të sjellur vendimet, pasi bëhet fjalë për lëndë të komplikuar dhe nuk mund të sillen vendime të përshpejtuara. Lënda në gjykatë është për një kohë më të shkurtë, se që ishte në prokurori. Vendimet me siguri do të merren nesër”, tha Vangellovski.
Përndyshe, me vendimet e nesërme të gjykatës do të mësohet nëse deputetët e OBRM-PDUKM-së, Krsto Mukoski, Sasho Vasilevski, Johan Tarçullovski, si dhe ish-ministrit të MPB-së, Mitko Çavkov, do t’u vazhdohet paraburgimi ose do të gjykohen në liri./Telegrafi/
Vance: Topi është në fushën e Teheranit pas “përparimit” në ...
Edi Rama: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi, jo...
Samiti i IV i Diasporës, Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Ve...
Miratohet Projektligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiski...
Dështon mbledhja e KGJK-së për zgjedhjen e kryesuesit, mungo...
Publikohen çmimet e reja të derivateve, nafta 1.78€ për litë...